Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kukuthi”, filmi që bën bashkë emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare

“Kukuthi”, filmi që bën bashkë emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare
September 23
19:24 2016

“The Crysalis” ose “Kukuthi” titullohet filmi më i ri i cili bën bashkë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe që pritet të shfaqet shumë shpejt.

Është një film që bazohet në një ngjarje të vërtetë e që ka mbledhur disa prej  aktorëve më të mirë shqiptarë, si  Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Laert Vasili, Ema Andrea dhe aktori nga Kosova Lulzim Guhelli. Gjithçka merr shkas nga një ngjarje e vitit 1997, dyshimet dhe pikëpyetjet mbi të cilin ngrihen në ditët tona. Filmi është i zhanrit horror nën regjinë e një regjisori spanjoll Marco Liedo Escartin. Xhirimet e filmit janë bërë në muajt e pranverës në Shqipëri, Mespotam, Pogradec dhe në Spanjë.

“Kukuthi” në këtë rast nuk është një fantazmë e vërtetë, por në një farë mënyre është fantazma e një diktatori që endet në këtë vend.

Pjesë e kastit, përveç aktorëve shqiptarë, janë dhe shumë të huaj./Blitz.al/

Shperndaje