Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kthimi në shtëpi” në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

“Kthimi në shtëpi” në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
October 07
16:47 2016

Prej ditës së nesërme në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të jepet shfaqja “Kthim në shtëpi” e autorit Harold Pinter. Nën regjinë e  Carlo Sciaccaluga  kjo vepër do të na shoqërojë prej datës 8 tetor deri në 13 nëntor.  Vepra  do të vijë për publikun nga aktorët Myzafer Zifla, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Kristian Koroveshi, Florand Veizi dhe Esela Pysqyli.

Shfaqja flet për dashurinë dhe për mungesën e saj. Personazhet vërtet janë groteske, por nuk e humbasin kurrë trajtën tipike të qenieve njerëzore. “Kthimi në shtëpi” është një pjesë më bashkëkohore dhe më e nevojshme se kurrë, sepse vendos në skenë si vlerë maskilizmin, erosin patriarkal dhe një misogjini të thellë. Dhe ne e dimë se sa rrugë i duhet të bëjë qytetërimit perëndimor për të kapërcyer urrejtjen mes femrave e meshkujve dhe dhunën e meshkujve kundrejt femrave.

“Kthimi në shtëpi” është një nga tekstet që ka ngjallur më shumë kontradikta në teatrin e pas viteve 1900: interpretimet e kritikës mbi të nuk kanë reshtur së vërshuari deri në harxhim. Pesë meshkuj, të privuar nga prezenca femërore, pas vdekjes së nënës së familjes, garojnë për hapësirën: atë fizike të shtëpisë dhe atë emotive dhe psikologjike të ndjenjave. Në mes të këtyre pesë meshkujve kthehet, pas shumë vitesh, e hyn një femër, bashkëshortja e djalit të madh. Dhe rezultati është i paparashikueshëm
Femra dhe mashkulli: kaq pranë, kaq larg; kaq të nevojshëm për njëri-tjetrin, kaq të ndryshëm./Blitz.al/

Shperndaje