Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kozeta Kurti “godet” rock me vajzat e gratë

Kozeta Kurti “godet” rock me vajzat e gratë
October 31
15:55 2017
Pas koncertit të vitit të kaluar, me repertor të muzikës shqiptare të viteve 90-të, gazetarja Kozeta Kurti ka një tjetër ide; repertor të zgjedhur nga këngëtaret shqiptare që kanë lënë gjurmë në fondin e artë të muzikës sonë të lehtë.
Ndryshe nga viti i kaluar ku autorja kishte vendosur përballë yjeve të 90-ës, këngëtarë të tjerë, më të rinj, këtë rradhë, ajo ka bërë një miks midis këngëtareve, interpretuese të varianteve origjinale të këngëve dhe këngëtareve të tjera të njohura, te cilat do të sjellin në skenë të paharruarat Anita Bitri e Vaçe Zela, si edhe yje të tjerë, të cilat për motive personale, nuk mund t’i bashkëngjiten në skenë kësaj “buqete sirenash”.
Ashtu si vitin e kaluar, orkestrimet e reja, Kurti ja ka besuar Gjergj Kaçinarit, ndërsa mënyrën e prezantimit nëpërmjet inserteve, aktorit Igli Zarka.
E shtuna e 11 nëntorit pritet të ndezë atmosferën në sallën e madhe të Universitetit të Arteve.
Biletat mund t’i rezervoni në numrin: 0697609990
/Blitz.al/
Komento
Shperndaje