Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komedia e vërtetë ndodh kur fiken dritat…

May 29
12:12 2017

Aktualisht në Teatrin Kombëtar “Kujtim Spahivogli” është ngjitur në skenë vepra “Komedi në errësirë” nën regjinë e Najada Elmazit. Kjo shfaqje është një komedi karakteresh dhe situatash ku çdo gjë ndodh në errësirë. Personazhet janë  dimensionalisht të ndryshëm nga njëri-tjetri e pikant në llojin e tyre.

Brindslei Miler, një skulptor i ri, dhe e fejuara e tij debutuese, Carol Melket, kanë vjedhur disa antikuarë shumë të shtrenjtë te fqinji Harold Gorinxh, i cili është larguar për fundjavë, për të zbukuruar banesën e tij të varfër, në mënyrë që t’i bëjë përshtypje të atit të Karolës dhe një blerësi të mundshëm, pasaniku i quajtur Xhorxh Bamberger. Para se të ftuarit të mbërrijnë, një siguresë bën një qark të shkurtër duke shkaktuar errësirë. Skena ndriçohet në çast. Të gjithë personazhet ndodhen në errësirë të plotë. Situatat e keqkuptimeve ndërlikohen gjatë spostimit të mobilieve kur ato duhet t’i kthehen përsëri fqinjit Harrold Gorinxh, i cili kthehet papritur. Dehja e zonjushës Furnival, e cila jepet pas alkoolit, e intensifikon komedinë. Hyrja e ish-të dashurës Kleas, elektricistit dhe multimilionerit Bamberger, e çojnë në një dimension tjetër komedinë.

Në “Komedi në errësirë” interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Laura Nezha, Marjana Kondi, Mehmet Xhelili, Laert Vasili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini dhe Karafil Shena. Shfaqja do të vijojë të vihet në skenë edhe në javët në vijim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje