Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inva Mula me “La Boheme” në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiç

Inva Mula me “La Boheme” në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiç
May 24
13:10 2016

Sopranoja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, do të interpretojë më 25 maj në skenën e Teatrit të Beogradit. Ky interpretim i parë i saj në këtë teatër, vjen si rezultat i Protokollit të nënshkruar për bashkëpunimin mes Teatrit Kombëtar në Beograd dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Një ditë përpara koncertit, sot më 24 maj, ajo do të pritet nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajmi është bërë i ditur nga media serbe “B92”, e cila shkruan se repertori i kësaj artisteje përfshin një gamë të gjerë rolesh. Laureate e konkurseve të ndryshme ndërkombëtare, si në Bukuresht, Barcelonë, Paris, ajo ka performuar në La Scala, Paris Opera, teatro operash në Bruksel, Mynih, Oslo, Trieste, Toulouse, Verona, Tokio, Bilbao, Toronto.

Lidhur me këtë interpretim të saj në skenën e teatrit serb, Mula është shprehur: “Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste.”

Komento
Etiketimet
Shperndaje