Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ikën Elvira Diamanti! Në krye të Arkivit të Filmit vjen…

October 18
16:50 2017

Në krye të AQSHF-së që sot e tutje do të jetë një tjetër emër i njohur i artit në Shqipëri. Ky institucion prej vitesh është drejtuar nga aktorja e njohur e teatrit dhe kinematografisë, Elvira Diamanti. Që nga ky moment në krye të Arkivit do të jetë regjisorja, Iris Elezi.

“Që nga ky moment duhet të jetë arkivi që duhet të lëvizë, ku në kuadër edhe të programit të edukimit, por edhe pse kujtesa për ne bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe unë besoj shumë fort në këtë periudhë,  që kujtesa bëhet e rëndësishme dhe e besueshme përmes objekteve, përmes fakteve, jo gjithmonë vetëm përmes dëshmive. Vendet ku kanë ndodhur gjërat, fotografitë, faktet ndonjëherë flasin shumë më tepër sesa njerëzit. Ndaj Arkivi është një thesar ku imazhet duhet të flasin”, është shprehur ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të drejtoreshës së re.

Drejtoresha e re e këtij institucioni, Iris Elezi  tha se “përhapja e kinematografisë sonë kombëtare me gjithë polemikat dhe kompleksitetin e saj, është vitale si për studime kritike anembanë globit, ashtu edhe për arkivistët, kritikët dhe kineastët e brezit të ardhshëm shqiptar.”

Regjisorja Iris Elez i u zgjodh në krye të këtij institucioni pas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës. Ajo është e njohur për regjinë e filmit “Bota”, me disa nominime dhe çmime në festivalet ndërkombëtarë./Blitz.al/

 

Shperndaje