Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filmi “London has fallen” edhe në Shqipëri. A ia vlen ta shikoni?

Filmi “London has fallen” edhe në Shqipëri. A ia vlen ta shikoni?
April 13
12:01 2016

Qytetet më të mëdha e më të bukura të botës kanë qenë përherë në qendër të vëmendjes së producentëve e të regjisorëve të filmave, sa herë bëhet fjalë për histori shkatërrimi, pushtim nga alienët, shpërthime apokaliptike etj.

Një histori të tillë ka edhe filmi “London has fallen”, i cili ka dalë në kinematë botërore, përfshirë ato në Shqipëri.

Në film, kryeministri i Italisë ka shkuar në Londër së bashku me liderë të shteteve të ndryshme për të marrë pjesë në funeralin e homologut të tij britanik. Teksa italiani ndodhet në tarracën e një prej kullave “Westminster Abbey” duke u përkëdhelur me një grua rreth 30 vite më të re, një bombë terroriste shpërthen dhe bën që kulla të shembet, duke e marrë edhe atë me vete.

Në të vërtetë, pamja që ofrohet më pas është e dhimbshme, duke parë një prej kryeqyteteve më të famshme të globit, të vënë poshtë nga sulmet e ndryshme terroriste, të shtëna, bombardime. Por, në fund të fundit e tillë është periudha të cilën po jetojmë, ku kryeqytetet perëndimore janë në alarm të vazhdueshëm nga të tilla kërcënime.

Ajo që mbetet për t’u vënë në pah nga ata që e kanë studiuar filmin është buxheti i dhënë, i cili duket i pamjaftueshëm për ta bërë ngjarjen më të besueshme.
Gjithashtu, Londra në të cilën vendoset ngjarja duket çuditërisht e papopulluar, sikur bombarduesit të kishin vepruar para këtij sulmi.
Por duket se “London has fallen” nuk “shqetësohet” aspak për atë që mendojnë qytetarët apo se vetë Londra ndodhet në rrezik të madh.

Kur traileri i filmit doli, disa ditë para 10-vjetorit të vrasjeve më të rënda terroriste në Britani, ai u gjykua për pandjeshmëri nga “7/7 Memorial Trust”, një organizatë e krijuar në nder të 52 viktimave të sulmeve.

Kjo nuk do të thotë aspak që kushdo që dëshiron ta shohë filmin të ndryshojë mendim, ama përveçse skenat e paraqitura në film apo situatat që përjetohen aty janë disi larg reales, a mundet që njerëzit ta shijojnë një film me këtë temë, fill pas sulmeve në Paris apo Bruksel?

 

Etiketimet
Shperndaje