Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Filmi i parë horror shqiptar, bëhuni gati të shihni shtrigën!

Filmi i parë horror shqiptar, bëhuni gati të shihni shtrigën!
September 13
19:58 2017

 

Më datën 22 shtator, në kinema “Millenium”, do të shfaqet për herë të parë një film shqiptar në zhanrin horror. “Bloodlands” është filmi që shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për gjithë dhimbjen që i kanë shkaktuar.

 

Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore të filmit, ku një familjeje i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige. Ngjarja zhvillohet në Tiranë dhe familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga.

Nën udhëheqjen e regjisorit të njohur Steven Kastrissios, aktorët që kanë interpretuar në film janë: Gëzim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Alesia Xhemalaj, Dritan Arbana e të tjerë. Pak muaj më parë, Suela Bako  është shpallur fituese e çmimit “Aktorja më e mirë” e zhanrit horror për rolin e saj në filmin “Bloodlands”, në Nashville Film Festival./Blitz.al/

Share