Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave do e zgjasë festën e fëmijëve plot 1 javë!

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave do e zgjasë festën e fëmijëve plot 1 javë!
May 18
13:45 2019

Klau’s Film Association dhe Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana organizojnë edicionin e dytë të “International Puppet Theatre Festival Albania – Sunshine.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave – Sunshine, do të zhvillohet nga data 25 Maj deri në 1 Qershor në Sheshin Skenderbej dhe në Teatrin Metropol. Ky edicion sjell trupat dinjitoze me traditë në këtë zhanër si: Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia jo vetëm në Tiranë por edhe në Korçë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Shkodër.
Performancat e këtyre shteteve, shumë të ndryshme si nga permbajtja ashtu edhe nga teknikat, do të sjellin në vendin tonë traditat e tyre specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm si për publikun ashtu edhe për artistët.
Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në Teatrin Metropol dhe çdo darkë në Sheshin Skenderbej. (Hyrja e lirë)
Ne kete edicion do të zhvillohen edhe workshop-e me studentë të Akademisë së Arteve dhe artistë te rinj të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin e ketij zhanri artistik.
Në datën 25 Maj ora 19:00, një paradë e jashtëzakonshme me flamuj të shteteve përfaqësuese, maskota, artistë të cirkut, valltarët e Ansamblit Tirana me kostume popullore si dhe qindra fëmijë të cilët do të startojnë një maratonë 7 ditore e cila i dedikohet femijëve.

Jemi të bindur se kjo formë artistike e mahnitshme komunikimi, do të angazhojë pjesmarrjen dhe imagjinatën e çdo grupmoshe.

Në vijim gjani disa nga shfaqet që do të vihen nv skenë nga shtetet pjesëmarrvse./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje