Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festivali i Letërsisë në Prishtinë, edicioni do të çelet nga Xhevahir Spahiu

Festivali i Letërsisë në Prishtinë, edicioni do të çelet nga Xhevahir Spahiu
May 07
17:27 2016

Festivali i Poezisë “Polip” që do të zhvillohet përgjatë datave 13-15 maj, do të çelet nga poeti Xhevahir Spahiu. Rreth 30 shkrimtarë nga vende të ndryshme të botës, do jenë të pranishëm në edicionin e gjashtë ndërkombëtar të Letërsisë në Prishtinë.

Organizatorët kanë përzgjedhur poetin Xhevahir Spahiu, i cili do të recitojë disa vargje të krijmtarisë së tij. Vetë organizatori Jeton Neziraj ka shprehur entuziazmin e tij për pjesëmarrjen e poetit në këtë edicion, mes shumë shkrimtarëve të tjerë.

Përveç këtij eventi, mësohet se Xhevahir Spahiu do jetë i pranishëm edhe në Mitingun e Poezisë me karakter ndërkombëtar të Gjakovës, ku pritet të nominohet me një çmim.

Përshtatur nga “Top Channel”

Komento