Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Femra që dha lirinë për dashurinë, “Marta” në Teatrin Kombëtar

Femra që dha lirinë për dashurinë, “Marta” në Teatrin Kombëtar
November 23
17:26 2016

Në Teatrin Kombëtar është duke u shfaqur vepra “Marta”, e cila ka në qendër femrën. “Marta” është një shfaqje e re teatrale e shkruar nga Erand Sojli dhe interpretohet nga aktorët Yllka Mujo,  Kastriot Shehi dhe Eglantina Cenomeri.

Mbijetesa në një shoqëri tradicionale, shtypëse dhe denigruese, është vetëm pjesa e dukshme e akullnajës që quhet Marta: femra që dha lirinë për dashurinë. Marta duket e bindur, kokulur dhe e dobët, por fuqia e saj fshihet thellë, atje ku mendja e burrit të pushtetshëm nuk mbërrin kurrë. Marta i ka ngrirë ndjenjat e saj në një abis dyzetvjeçar për t’i ruajtur të pastra nga ndotja e realitetit; nga era e keqe që kundërmon gjithandej. Kur burri vdes, atëherë akullnaja fillon të shkrijë dhe ndjesitë e konservuara në akull fillojnë të pluskojnë mbi mizorinë, ndyrësirën dhe gënjeshtrën. Marta lufton shumë për ta ruajtur shpirtin të paprekur. Lufta me vetveten është sfida e saj e fundit. Ajo ndodhet e vetme në mes të tre brigjeve: lirisë, dashurisë dhe ardhmërisë. Por cilin breg do të zgjedhë Marta?

Producente e kësaj vepre është Ori Kuçi, ndërsa regjia dhe skenari  mbajnë emrin e Erand Sojlit.

Shfaqja “Marta”, një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe dy shoqata joqeveritare, jepet  në sallën e Teatrit Kombëtar, ku mbrëmjen e djeshme ishin të pranishme edhe disa nga gratë e dënuara në burgun “Ali Demi” në Tiranë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje