Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Familja Tot” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar

“Familja Tot” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar
October 19
15:02 2016

Tragjikomedia “Familja Tot”, vepër e autorit hungarez Orkeny Istvan, është premiera e dytë që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar këtë sezon artistik.  Shfaqja me regji nga Andia Xhunga  do të interpretohet në skenë nga aktorët Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndriçim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toçe dhe Xhevahir Zeneli.

Familja Tot jeton në ankth për fatin e djalit të tyre, që ka ikur ushtar në luftë. Ditën që atyre u vjen për vizitë komandanti i djalit, nis një kalvar nënshtrimesh përballë kërkesave të pazakonta të majorit.

Pjesa ka të bëjë me nënshtrimin e njeriut ndaj pushtetit, që njerëz të ndryshëm nënshtrohen në mënyra të ndryshme për qëllime dhe interesa të ndryshme, dikush bën më pak, dikush bën më shumë rezistencë.

Istvan Orkeny  është një  nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë hungareze të shek. të 20-të, i njohur si mjeshtri i groteskut. “Familja Tot” është fituese e çmimit “Grand Prize for Black Humor” në Francë.

“Familja Tot” do të shfaqë premierën e saj në datën 21 tetor në orën 19:00 dhe do të vijojë deri në muajin nëntor./Blitz.al/

falimja-tot-1

Shperndaje