Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspozohet kostumi i Shenjtores Nënë Tereza

Ekspozohet kostumi i Shenjtores Nënë Tereza
October 19
13:58 2016

Në Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar, në përvjetorin e ditës së Lumturimit, kostumi i vajzërisë së Nënë Terezës.

Kostumi i saj me motive karakteristike të qytetit të Prizrenit  përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtër qëndistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitet. Kuratorja e kësaj ekspozite, Prof. dr. Afërdita Onuzi, ka shpjeguar më shumë kostumin dhe objekte të tjera.
Kostumi ruhet në Fondet Etnografike të Institutit të Antopologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Pjesë tjetër e ekspozitës janë 54 objekte të tjera, pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, respektivisht Shkodrës (vendlindja e babait të Nënë Terezës) dhe Prizrenit (vendlindja e nënës së Nënë Terezës). Njëkohësisht, nëpërmjet objekteve që do të ekspozohen, do të paraqiten aftësitë tekniko-artistike të mjeshtërive tradicionale qytetare të zhvilluara në këto qendra (Shkodra dhe Prizreni).

Midis tyre spikatin: stoli grash dhe burrash prej ari dhe argjendi; armë; pjesë veshjesh dhe veshje të plota; pëlhura të mëndafshta për pajisjen e banesës dhe veshjeve të ndryshme; qëndisje të realizuara nga gra qytetare, si çarçafë, këllëfë jastëkësh, këmisha etj., objekte kryesisht të përdorura nga popullsia e besimit të krishterë./Blitz.al/

Shperndaje