Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E vërteta e Marias” në Teatrin Kombëtar “Kujtim Spahivogli”

“E vërteta e Marias” në Teatrin Kombëtar “Kujtim Spahivogli”
January 09
15:42 2017

Në Teatrin Kombëtar “Kujtim Spahivogli”, më 14 janar, do të shfaqet premiera e shfaqjes së parë për vitin 2017.

“E vërteta e Marias” është vepra e autorit Lisandër Kola. Drama fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion. Ajo vë në qendër tre personazhe: Lukën, Mateun dhe zonjën e shtëpisë, përmes një konflikti të hershëm mes dy miqve (Lukës dhe Mateut) që e rimarrin këtë konflikt për ta rindezur, dinamizuar sërish në shtëpinë e zonjës, e cila në fund është Maria.

Autori lë pezull pikëpyetjen: a është e njëjta Maria? Me qëllim që t’i provokojë spektatorit ndjesi dhe mëdyshje substanciale. Në momentin e shfaqjes së zonjës si Maria gërshetohen dy historitë, ajo e Lukës dhe e Mateut me të sajën, ku secili komunikon ngjarjet e veta, që duket se koincidojnë në rrjedhën e veprimit dramatik.

Vepra do të vijë nën interpretimin e aktorëve Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe Akreoma Saliu. /Blitz.al/

1111

Komento
Shperndaje