Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drama fituese e “Pulitzer” bën bashkë tre gra të njohura të artit në Shqipëri!

Drama fituese e “Pulitzer” bën bashkë tre gra të njohura të artit në Shqipëri!
April 17
21:10 2018

“Natën, Ma”, drama fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman vjen si produksion ekskluziv dhe premierë absolute e teatrit Metropol. Më datën 20 prill do të shfaqet premiera e kësaj drame me regji të Ema Andreas dhe interpretimin e shkëlqyer të Ilire Vincës dhe Egla Cenos.

Telma, një grua në të 50-tat jeton me të bijën 30-vjecare, Xhesin në një të njëjtën shtëpi. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj. Ajo me qetësi i komunikon të ëmës një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brënda jetës rutinë, urgjentja brenda normalitetit, dëshpërimi brenda dashurisë.

E sjell në një trailer interesant, ky projekt ka bërë bashkë emra të njohur të skenës shqiptare. Muzika mban emrin e Bojken Lakos shoqëruar nga muzikantët Endi Aron Cekani, Rei Kondakçiu. Skenografina është realizuar nga Enjo Shehi kurse identiteti vizual Vincenzo Giannattasio./Blitz.al/

Komento
Shperndaje