Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Don Kishoti” i Servantesit në Teatrin Kombëtar

“Don Kishoti” i Servantesit në Teatrin Kombëtar
November 07
13:35 2016

Në Teatrin Kombëtar, prej datës 11 nëntor, do të shfaqet në skenë vepra “Don Kishoti” nga Miguel de Servantes.

Nën regjinë e Klajd Ymerit në skenën e Teatrit Kombëtar do të përformojnë disa nga aktorët më të njohur. Don Kishoti interpretohet nga aktori Romir Zalla, Sanço nga Gentian Zeneli, Shaline (shërbëtorja e hanit) nga aktorja Adelina Muça, hanxhesha nga Albana Sançolli, hanxhiu nga aktori Gert Ferra, At Pedro nën interpretimin e aktorit Laert Vasili, Fernando (i dashuri i Sharlines) nga Amos Zaharia, mbesa e Don Kishotit nga Alesia Xhemalaj, fallxhorja, lexuesja e mendjes, vjen nën interpretimin e sopranos së njohur Arlinda Morava, Dulqinja interpretohet nga Valina Muçolli.

Historia e kalorësit legjendar na sjell edhe njëherë periudhën kalorsiake, e cila  merr jetë nga dy personazhet Don Kishoti dhe Sanço Panço. Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël të përçarë dhe të shtypur prej arabëve. /Blitz.al/

 

don-kishot

Komento
Shperndaje