Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Different Trains”, vjeshta e muzikës në Tiranë

“Different Trains”, vjeshta e muzikës në Tiranë
October 29
15:13 2016

Festivali muzikor “Different Trains” rikthehet në edicionin e tij të pestë në kryeqytet.

“Different Trains, Tirana Music Festival”, zhvillohet sërish në Tiranë nga data 24 deri më 31 tetor me tre programe për sezonin e vjeshtës.  Programi kalon nga impresionizmi francez i Faure te shkolla post romantike me Chausson, nga gjeniu i romantizmit Robert Schumann te Andaluzia e dashur e Joaquin Turina, nga meloditë dioniziake të Mendelssohn te muzika e autorit të “Lufta dhe paqja”, Sergei Prokofiev, deri te muzika e pionierit të muzikës amerikane, ‘Lenny’ Bernstein.

Festivali mbyllet me testamentin Beethovenian, “Ghost Trio”, një vepër monumentale që qëndron si far në stilet dhe epokat muzikore.

Festivali në vite ka sjellë mjaft artistë të mirënjohur ndërkombëtarë si Niziol, Kobrin, Papavrami, Sahatçi, Guy, Laloum, Gorokhov etj.

Edhe këtë vit, artistë të njohur, fitues të çmimeve europiane Culture Prize, Queen Elisabeth Prize, Sibelius, Fritz Kreisler, Echo Prize etj. bashkohen për t’i shërbyer sa më mirë muzikës. Ky event mbahet në  Universitetin e Arteve në datat 24, 27 dhe 31 tetor, ora 19:00.

Pjesëmarrës në këtë festival janë Boris Brovtsyn, Severin von Eckardstein, Wilhem Latchoumia, Fasli Kamberi, Aristidh Prosi, Antoine de Grolee, Nikita Boris-Glebsky, Vlorent Xhafaj dhe Firmian Lermer./Blitz.al/

Komento
Shperndaje