Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimet Pulitzer – triumfon “Hamilton” në kategorinë e dramës

Çmimet Pulitzer – triumfon “Hamilton” në kategorinë e dramës
April 19
19:11 2016

Ashtu si çdo vit, edhe për 2016-n janë shpërndarë çmimet Pulitzer në 21 kategoritë përkatëse. Jehonën më të madhe e pati fitorja e një muzikali në kategorinë e dramës.

Është pikërisht “Hamilton” fituesi i çmimit Pulitzer në dramë për vitin 2016.

Krijimi i Lin-Manuel Mirandas bëhet pjesë e grupit prej 8 muzikalësh që  kanë fituar çmimin prestigjioz që nga koha kur ai u krijua, një shekull më parë.

Fituesit e këtij çmimi shpërblehen edhe me një shumë prej 10,000 dollarësh.

Finalistë të tjerë, krahas “Hamilton”, ishin “Gloria” e Branden Jacobs-Jenkins dhe “The Humans” e Stephen Karam.

“Është një nder jashtëzakonisht i madh thjesht nominimi për një çmim të tillë. Fitorja sot me “Hamilton” shkon përtej ëndrrës sime më të paimagjinueshme. Të jesh fituesi i 9-të i çmimit Pulitzer për dramën në 100 vite histori është vërtet emocionuese”,- u shpreh Mirandas.

Interesant është fakti se ky është viti i 100-të i ndarjes së çmimeve në kategori të ndryshme.

Gjithashtu, pavarësisht caktimit të fituesit nga juria zyrtare, ekziston një mundësi që komiteti i çmimeve Pulitzer të mos bjerë  dakord me vendimin dhe të mos e japë çmimin, gjë që ka ndodhur për herë të fundit në vitin 2006.

Komento
Etiketimet
Shperndaje