Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çfarë pa kryeshërbëtorja”? Kur sekretareve u kërkohet të zhvishen…

“Çfarë pa kryeshërbëtorja”? Kur sekretareve u kërkohet të zhvishen…
January 31
15:36 2017

Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ do të sjellë në fillim të muajit shkurt komedinë të titulluar “Çfarë pa kryeshërbëtorja?”. Nën regjinë e Kiço Londos, me veprën e  autorit anglez Joe Orton, në skenën e teatrit do të ngjiten disa nga aktorët më të njohur, si Genc Fuga në rolin e doktorit, Rozi Kostani në rolin e gruas së doktorit, Gazmend Paja si profesori në shfaqje, aktorja Laura Nezha vjen me rolin e sekretares, Ilia Kaci është djali dhe Mehdi Malka si  polici. Gjithçka nis kur personazhi i Laurës shkon në zyrën e psikiatrit për të zhvilluar një intervistë pune për sekretare dhe doktori e detyron të zhvishet.

Përmes komedisë së ndërthurur me tragjedinë trajtohen shumë tema, si çmenduria, veset njerëzore etj. “Çfarë pa kryeshërbëtorja?” do ta ketë premierën më 4 shkurt në Teatrin Kombëtar Eksperimental. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje