Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh kur skena pushtohet nga “8 femrat” më të njohura të artit në Shqipëri?

Çfarë ndodh kur skena  pushtohet nga “8 femrat” më të njohura të artit në Shqipëri?
September 27
15:20 2017

Çfarë ndodh kur skena e Teatrit pushtohet nga 8 femrat më të njohura të artit në Shqipëri? Padiskutim që është një nga ato shfaqjet e rralla që ia vlen të shkosh dhe ta shohësh.

Komedia “8 Femra” mbërrin sonte në skenën e Teatrit Kombëtar për publikun. Për disa netë me radhë publiku veprën e autorit të njohur Robert Thomas me regji nga Driada Dervishi do ta ndjekë me interpretimin e aktoreve të njohura të teatrit. Yllka Mujo,  Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi do të jetësojë personazhet e veprës në skenë. Fabula e shfaqjes në veprën e autorit Robert Thomas vërtitet rreth një familje me tetë gra të mbledhura bashkë për festat e fundvitit. Të izoluara nga dëbora zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine .Të zëna në kurth asnjëra prej tyre nuk del dot nga shtëpia, e të gjitha kthehen në të dyshuara.Regjisorja Driada Dervishi pohon se si asnjëherë më parë “8 Femra” vijnë si një komedi e mbushur me mister. Në komedinë “8 Femra”, aktorja Yllka Mujo luan rolin e Gabit, të zonjës elegante së shtëpisë që i do shumë paratë, pak të bijat dhe aspak të shoqin. Agustina , një lakmitare që i pëlqen  të jetë gjithmonë në  qendër të vëmendjes do të interpretohet nga aktorja e teatrit Olta Daku. E gjithë skena e Teatrit Kombëtar do të pushtohet nga 8 femrat. Të gjithë të apasionuarit mund t’i drejtohen ambjenteve të teatrit në datat: 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1 Tetor; ora 19:00. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje