Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bujar Nishani dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” Mimoza Mevlanin

Bujar Nishani dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” Mimoza Mevlanin
October 27
16:35 2016

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” Mimoza Mevlanin, mamanë e blogeres së njohur Armina Mevlani. Ky titull i është dhënë në kuadër të kontributit të saj si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi më dt. 20/10/2016, nr. dekreti 9772, zonjës Mimoza Mevlani (Shaba), titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore”, -thuhet në njoftimin e Presidencës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje