Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëni gati ‘duartrokitjet’: Njihuni me talentin shqiptar që po mahnit Anglinë dhe jo vetëm

Bëni gati ‘duartrokitjet’: Njihuni me talentin shqiptar që po mahnit Anglinë dhe jo vetëm
September 28
18:26 2017

Joni rrugëtimin e tij artistik e ka nisur që fëmijë në shkollën “Kongresi i Përmetit” për të emigruar më pas bashkë me familjen e tij në Korfuz dhe për t’u shpërngulur nga Korfuzi bashkë me vëllain e tij, i cili është violinist profesionist në Angli. Ai ka ndjekur studimet në kolegjin mbretëror të muzikës në Manchester.

Dikur student, ndërsa sot është pjesë e stafit pedagogjik të kolegjit mbretëror të muzikës. Sot në arenën ndërkombëtare, kryesisht atë nordike europiane Joni njihet si një ndër kitaristët virtuozë më të talentuar, me shumë potencial, që kurrë nuk e ka mohuar origjinën dhe vendlindjen e tij Shqipërine.

Në muajin shtator në një recilal me repertor spanjoll ai elektrizoi sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë. I thjeshtë, i qetë dhe shumë i komunikueshëm, Joni është talenti që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Shumë gazeta në Britani kanë shkruar për koncertet dhe veçanërisht për talentin e djalit shqiptar që po mahnit publikun anglez. Përgjatë vitit 2017 ai ka zhvilluar shumë koncerte dhe recitale në disa shtete të botës. Dëshira e tij është të jetë prezent edhe në skenën shqiptare, dhe përgjatë vitit 2018 ai po mendon të realizojë një koncert të përmasave botërore si dhe të realizojë dhe turneun e tij nëpër Europë.

Joni është një tjetër artist që renditet në listën e artistëve virtuozë me origjinë shqiptare që po përfaqësojnë kombin tonë denjësisht në arenën ndrkombëtare. /Blitz.al/

 

Shperndaje