Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Balkan Teatër Tirana Fest” në Ibë, eventi që bën bashkë kulturën e vendeve të Ballkanit

“Balkan Teatër Tirana Fest” në Ibë, eventi që bën bashkë kulturën e vendeve të Ballkanit
August 30
12:04 2016

Teatri “Kame”, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, organizojnë “Balkan Teatër Tirana Fest” një event i cili ka nisur mbrëmjen e djeshme në Ibë, në teatrin “Kame” dhe do të zgjasë deri më 4 shtator 2016.

Pjesë e këtij evenimenti do të jenë shtete si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Rumania dhe Greqia. Festivali është konceptuar si një takim mes vendeve fqinje, të cilave u jepet mundësia e njohjes jo vetëm me teatrin dhe kulturën letrare të vendeve ballkanike, por edhe me kulinarinë, muzikën dhe mikpritjen, në një atmosferë festive e cila i jep një shtysë turizmit kulturor.  Shqipëria ka qenë ajo që ka startuar e para festivalin me komedinë “Një jetë me ty” me autor dhe regjisor Erion Kamen dhe aktorët Romir Zalla, Suela Bako dhe Vilma Hodo. Ky festival vjen nën ftesën “Të festojmë  teatrin së bashku” dhe organizatorët i kanë ftuar të gjithë ata që duan të jenë pjesëmarrës të bashkohen dhe të kalojnë mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e artit. Në vijim do të gjeni programin e plotë të shfaqjeve:

PROGRAMI I BALKAN TEATËR TIRANA FEST 2016

-SHQIPËRIA: 29 gusht, ora 20:00
“NJË JETË ME TY” – komedi
Autor dhe regjisor: Erion Kame. Aktorët: Romir Zalla, Suela Bako, Vilma Hodo.

-BULLGARIA: 30 gusht, ora 20:00
“TË GJITHË MBI TAVOLINË” – teatri “Lyubomir Kabakchiev”
Autor : Charles Bukowski. Regjisor: Ana Bateva. Aktor: Vasil Duev.

-MAQEDONIA: 31 gusht, ora 20:00
“ZONJUSHA XHULIA” – teatri “FABRIKA” Shkup me Teatrin Dramatik të Shkupit
Autor: August Strindberg
Regjia: Xhorxhi Rizeski. Aktorë: Mia Kantarexhieva, Teoman Maksut, Emine Hallill.

-BOSNJA DHE HERCEGOVINA: 1 shtator, ora 20:00
“S CIME, S K EU?” – teatri “Tuzëll”
Autor – regjisor – aktor: Dragan Tesic

-KOSOVA: 2 shtator, ora 20:00
“PËR TË VËRTETËN” – teatri i qytetit “A. Hasani”
Autor: Haqif Mulliqi. Regjisor: Agron Gërguri.
Aktorë: Ismet Azemi, Sindi Çitaku, Tringa Hasani, Muhamet Zeka.

-RUMANIA: 3 shtator, ora 20:00
“GRUAJA… SI FUSHËBETEJË” – kompania teatrore “Teatru Acum”
Autor: Matei Visniec. Regjisor: Laszlo Vadas. Aktorë: Dana Bonţidean, Ionuţ Constnatinescu

-GREQIA: 4 shtator, ora 20:00
“KAÇAKU”
Autor: Dhimitris Maniatis. Regjisor: Stamatis Kraunakis. Aktor: Paskalis Tsaruchas.

Shperndaje