Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Art, muzikë, trashëgimi… të gjitha i gjeni në Berat…

Art, muzikë, trashëgimi… të gjitha i gjeni në Berat…
July 14
15:54 2017

Berati i një mbi një dritareve i hap sërish dyert për “Festivalin Multikulturor”.  Edicioni i katërt vjen në datat 20.21.22 korrik 2017 me arte pamore, trashëgimi kulturore dhe sesione rreth trashëgimisë e shfrytëzimit efikas, me qëllim zhvillimin turistik.

Edhe këtë vit skena do të ngrihet në pedonalen e qytetit, ku do të ketë performanca muzikore nga artistë të rëndësishëm të vendit, trevave shqipfolëse e nga rajoni.

Tri ditë e tri net, në Mangalem do të ketë performanca muzikore të “Bucharest Ladies Orchestra”, “Offchestra”, “Istanbul Metropolitan”, artistëve të tjerë si Enris Qinami me tingujt e muzikës spirituale te Teqeja e Helvetive dhe “Trio Entr’act” te muzeu “Onufri”.

Nuk do të mungojnë as rrymat muzikore “underground”, të kuruara nga DJ i famshëm Uran B, apo dhe nën ritme bashkëkohore nga DJ Dea Buza.

Nuk do të mungojë gjithashtu edhe “Panairi i Artizanatit dhe i Librit” që do të çelet ato ditë, ku mund të shijoni edhe tingujt tradicional nga Àme “Clarinet Quartet”  si dhe nga grupet folklorike të Beratit dhe Gjirokastrës, pikërisht në mbrëmjen përmbyllëse.

Po pse Berati? Sepse turizmi kulturor ka një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik të qytetit, ku nuk mundon tradita artizanale, artistike e kulturore si trashëgimtare e denjë e një numri të stërmadh monumentesh./Blitz.al

 

 

Komento
Shperndaje