Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Argjiro Fest”, 3 ditë festë në qytetin e Gjirokastrës

September 27
17:15 2016

...

Gjirokastra është një nga destinacionet kulturore më të preferuara nga turistët shqiptarë dhe të huaj. I quajtur ndryshe “Qyteti i gurtë”, bukuria arkitekturore dhe pasuritë kulturore tërheqin me mijëra turistë çdo vit. Bashkia e Gjirokastrës, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë, do të organizojë një ndër eventet më të rëndësishme kulturore, artistike  dhe turistike në datat 30 shtator, 1 dhe 2 tetor. Festivali Ndërkombëtar i Folklorit Argjiro- Fest 2016 vjen së bashku me Panairin Kombëtar të Artizanatit dhe Trashëgimisë si dhe Festën e Miqësisë. Skerdi Thomaj, drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore pjesë e Bashkisë së Gjirokastrës, në një intervistë për Blitz.al, ka treguar më shumë detaje rreth këtij eventi, risitë e këtij viti, të ftuarit specialë dhe çfarë do të mund të ndiqni në tri net me “Argjiro Fest”.

Bëhet fjalë për Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit i quajtur “Argjiro Fest”, i cili bën bashkë 10 grupe nga vende të ndryshme të Ballkanit. Këtu përfshihen shtete si Serbia, Mali i Zi, Turqia, Maqedonia, Bullgaria, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët do të performojnë duke përcjellë te të tjerët trashëgiminë në muzikë dhe valle. Qëllimi kryesor i një eventi të përmasave të tilla është promovimi i vlerave kulturore, i trashëgimisë dhe i Gjirokastrës si destinacion turistik i qëndrueshëm. Në programin e festivalit do të përfshihet isopolifonia, por edhe muzika tradicionale dhe vallëzime të vendeve pjesëmarrëse. Përveç kësaj do të ketë një paradë kostumesh popullore, si dhe një ekspozitë fotografish dhe pikturash. Pas aktivitetit nuk do të thotë që festa ka mbaruar. Kemi menduar që në darkë të gjithë të festojnë duke iu bashkangjitur Festës së Miqësisë, ku do të luhet muzikë nga disa prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare si Eugent Bushpepa, Aleksandër Gjokaj, Redon Makashi, Devis Xherahu e të tjerë. Kemi menduar që të gjithë ata që do të vijnë ta vizitojnë Gjirokastrën gjatë këtyre datave të mund të argëtohen dhe me ekspozita, panairin e artizanaleve në pazar, si dhe duke parë dy pjesë teatrale: “Zi e më Zi” nga Kristo Floqi dhe “Limon nga Sicilia” nga Luigi Pirandello. Ftojmë të gjithë dashamirësit të na bashkohen në tri ditë festë në Gjirokastër.”/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje