Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ana e errët e shoqërisë moderne, pasqyruar në ilustrimet surrealiste të artistit polak

April 14
14:49 2016

Artisti polak, gjithashtu dhe bashkëthemelues i Morski Studio, krijon imazhe sureale me kuptim të fshehtë. Ai është diplomuar nga Fakulteti i Dizajnit për degën “Dizajn i Ambienteve të Brendshme” dhe ka punuar për institucione publike gjatë viteve ’80 dhe ’90 dhe pas kësaj ai mori iniciativën për të hapur studion e tij personale në vitin 1995.

Morksi vetë ka shpjeguar se ishte pikërisht puna në revistën “Wprost” që e ndihmoi të kuptonte ndjesinë ndaj stilit të surrealizmit. “Duhet ta pranoj se puna në revistë më impresionoi shumë! Njerëzit nuk janë shumë familjarë me Fotoshopin (Photoshop), edhe pse e njohin thjeshtë si program por  ilustrimet me Fotoshop duken aq reale, sikur të jenë kapur me të vërtetë me aparat fotografik. Këtë e vija re sidomos tek fotomontazhet që i bëheshin politikanëve. Por që prej asaj kohe, fakti që kam punuar me fotografinë më ka bërë të kërkoj realizmin dhe të vërtetën tek fotografia e puna ime në përgjithësi. Por kënaqësia e të shfaqurit gjërat me një botëkuptim ‘kokëposhtë’ më ka bërë sot një surrealist.

Në këto ilustrime, Morksi ka prekur tematikat më të diskutuara të shekullit, duke i parë ato me një sy kritik e duke nxjerrë në pah vetëm me anë të figurave surreale, realitete të mëdha e mesazhe goditëse.

 

Etiketimet
Shperndaje