Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akademikët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë për të çuar “Eposin e kreshnikëve” në UNESCO

Akademikët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë për të çuar “Eposin e kreshnikëve” në UNESCO
September 22
13:32 2016

Ditën e djeshme është prezantuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dosja e “Eposit të kreshnikëve”. Aktiviteti u  titullua “Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit” dhe grupi i punës, i përbërë nga Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. Vasil S. Tole dhe Prof. dr. Shaban Sinani, prezantuan punën e bërë ndër vite, rezultatet e kërkimeve në terren.

Konferenca e djeshme nxori në pah detaje të reja që kanë dalë në dritë gjatë punës kërkimore. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, deklaroi se dosja e “Eposit të kreshnikëve” duhet t’i bashkohet asaj të polifonisë në UNESCO për bashkimin e vlerave të trashëgimisë shqiptare.

“Për të gjithë ne këtu nis një punë e re për institucionet kërkimore, akademike dhe universitare në Prishtinë dhe në Tiranë. Për miqtë e Kosovës dhe të Shqipërisë, për diplomacinë dhe ndikimet e saj”,- u shpreh Korkuti.

“Eposi i kreshnikëve” u vlerësua me çmimin “Europa Nostra” në maj, por votat kundër për futjen në UNESCO mund të vijnë si pasojë e përplasjeve të akademikëve ballkanas për përkatësinë e tij.

Në regjistrimin e “Eposit të kreshnikëve” në programin e UNESCO-S, Kosova do të këtë të parën trashëgimi jo materiale të promovuar prej kësaj organizate. Pasuri të tjera janë disa manastire. Shqiptarët do të jenë të përfaqësuar”, – deklaroi Sinani.

Profesor Zymer Neziri pohon se teza që eposi u përket serbëve apo boshnjakëve shkencërisht ka rënë.

“Ajo tezë nuk qëndron më. Bota nuk merret më me të. Shkolla serbe nuk është e dobët, por është shumë e dobët kur është fjala për nacionalizmin. Nacionalizëm ka edhe te dijetarët e mëdhenj të Serbisë, por sot nuk e ngrenë më zërin”, – u shpreh Neziri./Blitz.al/

Komento
Shperndaje