Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 gjërat që nuk i dini për “Scream”

7 gjërat që nuk i dini për “Scream”
September 23
16:28 2016

Besojmë se nuk ka njeri që nuk e mban mend filmin hit “Scream”, ku personazhi kryesor është vrasësi i veshur me të zeza dhe maskë të shpërfytyruar në ngjyrë të bardhë.

Pikërisht ky film feston këtë vit 20-vjetorin e publikimit të serisë së parë në 1996-n.

Në kuadër të “ditëlindjes” së një prej filmave më të bukur horror, ne do t’ju tregojmë 7 gjëra që nuk i dinit për të.

  1. Emri origjinal ishte “Scary Movie”

Kur e mendojmë, “Scary Movie” është titulli i një serie filmash komikë që “ribëjnë” produksionet horror më të njohur në Hollywood.

Skenaristi Kevin Williamson e ka titulluar fillimisht filmin “Scary Movie”, por më vonë u ndryshua nga producentët, Bob dhe Harvey Weinstein, të cilët u frymëzuan nga dueti i Michael dhe Janet Jackson, “Scream”.

 

2. Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë

Ashtu si klasikët, Friday 13th dhe Halloween, Williamson u frymëzua nga Gainesville Ripper, i cili vrau pesë studentë kolegji në 1990-n.

 

3. Drew Barrymore supozohej të ishte Sidney

Skena e Drew Barrymore, ku ha kokoshka dhe i përgjigjet telefonatës misterioze para se të vritet brutalisht, është një nga skenat më ikonë në Hollywood. Por Barrymore supozohej të mos ishte në këtë skenë. Asaj iu dha fillimisht roli i Sidney-t, personazhit kryesor, por nuk arriti ta përfundonte.

Wes Craven, regjisori i filmit, e bëri viktimën e parë të “Ghostface”, edhe pse ndërmori një rrezik të madh sepse vrasja e një prej yjeve në kinema nuk do të linte shije të mirë te publiku.

 

4. Wes Craven provoi diçka të ngjashme para “Scream”

Para se të niste “Scream”, Craven provoi të sillte një klasik horrori në 1994-n me “New Nightmare”, filmi i 7-të i serive “Nightmare on Elm Street”.

Me pjesëmarrjen e aktores Heather Langenkamp duke qenë vetja e saj, e cila terrorizohet nga Freddie Krueger që “arratiset” nga filmat dhe hyn në botën reale, pavarësisht se nuk dha rezultat të mirë financiarisht, “New Nightmare” arriti të hynte në listën e filmave më të mirë të viteve ’90.

 

5. “Ghostface” nuk u krijua nga producentët

Vrasësi i famshëm, “Ghostface” është frymëzuar nga një maskë Halloween-i e quajtur “The Peanut-Eye Ghost”, e cila ishte frymëzuar përsëri nga një tjetër origjinal, piktura “The Scream” e Edvard Munch.

 

6. Kasti i aktorëve nuk e takoi kurrë personazhin që bënte zërin e vrasësit

Me qëllim që aktorët të mos familjarizoheshin me zërin e vrasësit, Craven nuk e lejoi kurrë Roger L. Jackson të takojë aktorët e kastit. Pavarësisht kësaj, Jackson ishte i pranishëm në set.

 

7. Faktikisht, “Scream 2” është filmi më i mirë i serive

Me një vlerësim prej 81% më shumë në Rotten Tomatoes, krahasuar me “Scream” – 79%, “Scream 2” është vlerësuar më mirë nga kritikët se origjinali. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje