Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

57 vjet pa Albert Kamy

57 vjet pa Albert Kamy
January 05
16:11 2017

Ishte 47 vjeç dhe i sëmurë nga tuberkulozi kur në 4 janar të vitit 1960, shkrimtari i madh Albert Kamy, vdiq në një aksident rrugor.

Shkrimtari dhe filozofi, fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1957, kishte refuzuar një biletë për në Paris për të bërë një shëtitje me makinë kur humbi jetën.

Por a ishte i përgatitur Kamy për të shkuar drejt vdekjes, pasi e kishte trajtuar në disa libra të tij këtë temë të shumëdiskutuar?

“Opera njerëzore nuk është gjë tjetër, veçse një rrugë e gjatë për të gjetur 2 ose 3 imazhe të thjeshta dhe të mëdha për të cilat zemra hapet të paktën një herë. Prandaj, ndoshta, pas 20 vite pune dhe aktiviteti, unë vijoj të jetoj me idenë se opera ime ende nuk ka nisur”,- shkruante Kamy para se të vdiste në aksidentin rrugor, çka na bën të mendojmë se Kamy donte të jetonte edhe shumë vite për të arritur dëshirat për të cilat ai shkruan.

Në këtë shkrim, Kamy duket se dëshironte që t’i braktiste të gjithë dhe gjithçka për t’u kthyer në origjinë për të kërkuar nxitje të reja të artistit dhe njeriut Kamy.

Albert Kamy është i njohur për publikun shqiptar me disa krijime të tij artistike si “Miti i Sizifit”, sfida krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimtë që Kamyja e emërton me emrin “absurd”.

Gjithashtu njihet për publikun shqiptar me librin “I huaji”, pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje