Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

50 flamuj të rrallë shqiptarë tani në një muze

50 flamuj të rrallë shqiptarë tani në një muze
August 31
15:44 2016

Koleksionisti i njohur Shpëtim Sala, i cili është kryetari i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë, e zhvillon prej vitesh pasionin e tij, koleksionin. Pas ekspozitës së muajit mars në Muzeun Historik Kombëtar, ku ekspozuan dokumente, regjistra, dëftesa shkollore dhe blloqe të shkollave shqiptaro-amerikane, koleksionisti po punon për realizimin e një dëshire të madhe të tij.

Ai dëshiron që të bëjë bashkë të gjithë flamujt që janë përdorur në vendin tonë. Dhe bëhet fjalë për 50 flamuj që datojnë nga viti 1905 deri në 1944-n. Vizitorët do mund të shohin jo vetëm flamujt e rrallë që simbolizojnë imazhin e flamurit në etapa të ndryshme historike, por edhe një sërë objektesh të tjera, si: qëndisma dhe ballë arke me shqiponjë.

Dëshira e tij e madhe ka bërë të mundur që koleksionisti të mposhtë vështirësinë e sigurimit të tyre dhe të arrijë t’i grumbullojë në kohë. “Tashmë, duhet vetëm një ambient i përshtatshëm që do të pasqyrojë më së miri vlerat e këtij muzeu”,- është shprehur koleksionisti Shpëtim Sala.

Për më tepër klikoni:

Një muze me 50 flamuj të rrallë shqiptarë


/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje