Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“4 Pieces” rikthehet në TKOB për të apasionuarit pas baletit kontemporan

“4 Pieces” rikthehet në TKOB për të apasionuarit pas baletit kontemporan
April 20
12:46 2016

Premiera “4 Pieces” e koreografit portugez Daniel Cardoso do të ringjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, pas turit të zhvilluar në Serbi dhe Podgoricë.

Të gjithë ata që duan të shijojnë katër pjesët koreografike emocionuese të kësaj shfaqjeje do mund ta ndjekin atë në datat 22 dhe 23 prill. Pjesa e parë, “Getting up”, ku prezantohet zhveshja e njerëzve nga rrobat e rënda të përditshme, interpretohet nga 5 balerinë dhe ka katër ndarje, ku në të parën balerinët hyjnë nga publiku, më pas një duet, një trio dhe në fund me të gjithë balerinët në skenë, kohëzgjatja është 20 minuta. Për të vijuar më pas me “Encounters”, “No comecco”, që tregon eksperiencën e të jetuarit në komunitet, të marrëdhënieve midis burrit dhe gruas, si dhe nevojën për t’u kthyer pas për të gjetur përgjigje. Dhe “Fado”, një performancë që shoqërohet me një sërë lëvizjesh, tingujsh dhe ndjesish.

Në balet interpretojnë Eltion Merja, Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Krisi Dalipi, Julind Dervishi, Kristi Dushmani, Andi Vrapi, Isida Mollaymeri, Loreta Bala, Erisa Gina, Elda Logo, Livia Lara, Rovena Shqevi, Amela Prifti.

Baleti “4 Pieces” ngjitet në skenë me kostumet e krijuara nga vetë koreografi Daniel Cardoso dhe Inês Godinho, Margarida Costa.

...

...
Picture 1 of 3

Komento