Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 shprehjet që do t’ju bëjnë “t’u futeni librave me kokë”

10 shprehjet që do t’ju bëjnë “t’u futeni librave me kokë”
April 23
13:41 2016

Dita Botërore e Librit mbërriti! Çdo vit, në datën 23 prill, Organizata Ndërkombëtare e Edukimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESCO) organizon panaire dhe takime me qëllim nxitjen e leximit, publikimit dhe mbrojtjen e të drejtës së autorit.

Dhe në kuadër të kësaj dite ne po ju sjellim disa shprehje motivuese nga autorë të ndryshëm, që do t’ju nxisin të lexoni më shumë.

  1. Nëse lexon librat që lexojnë të gjithë, atëherë do të mendosh ashtu siç mendojnë të gjithë. – Haruki Murakami
  2. Çdo libër që ndihmon një fëmijë ta bëjë leximin zakon, një nga mënyrat e tij të “arratisjes” dhe një nevojë të vazhdueshme, është libër i mirë. – Maya Angelou
  3. Librat janë si pasqyrat: nëse një budalla e vështron, mos prit që një gjeni të mbajë sytë aty. – J. K. Rowling
  4. Ka një ndryshim të madh mes një njeriu ambicioz që do të lexojë një libër dhe një njeriu të lodhur që do të lexojë po një libër. – Gilbert K. Chesterton
  5. Libri është i vetmi vend ku mund të ekzaminosh diçka të destinuar për t’u thyer, pa e thyer në asnjë cep. – Edward P. Morgan
  6. Disa libra na lënë të lirë dhe disa të tjerë na bëjnë të lirë. – Ralph Waldo Emerson
  7. Është një rregull në leximin e një libri të ri: pasi keni lexuar një libër të ri, mos lexoni një libër tjetër të ri, por një të vjetër në mes. – C. S. Lewis
  8. Ki parasysh që të mos i japësh një fëmije një libër të cilin nuk do të doje ta lexoje vetë më parë. – George Bernard Shaw
  9. Ekziston një krim më i tmerrshëm se djegia e librave: mosleximi i tyre. – Joseph Brodsky
  10. E kupton që ke lexuar një libër të mirë kur lexon faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një shok. – Paul Seeney
Etiketimet
Shperndaje