Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mbahuni fort fansa të “X Men”, “Apocalypse” po vjen!

April 27
18:49 2016

Studiot e “Marvel” na kanë ngacmuar sërish me një trailer të kapitullit të ri të “X Men”, të titulluar “Apocalypse”. Videoja 2 minuta e 46 sekonda është postuar në llogarinë zyrtare të “20th Century Fox” në YouTube dhe na jep më shumë detaje rreth asaj që do të “godasë” kinematë botërore më 27 maj.

Në këtë kapitull, skuadra e Profesor X-it duhet të përballet me një super mutant të rizgjuar, që përpiqet të shkatërrojë botën dhe nga rrënojat e mbetura të krijojë një tjetër botë, ku do të sundojë si Zot.

Filmi do të jetë i pasur me grafika të teknologjisë së fundit dhe plot me efekte speciale, që do ta bëjnë “X Men: Apocalypse” një nga filmat më të mirë të vitit 2016.

 

Etiketimet
Shperndaje