(Video) Dasmë edhe në “Fifty Shades”. Zbulohen detaje nga filmi i fundit i trilogjisë së famshme

September 11
13:59
2017
Pritja për episodin e tretë e të fundit të trilogjisë së famshme, “Fifty Shades”, mbaroi.
Ditën e sotme është publikuar traileri i parë i “Fifty Shades Freed”, në të cilin mësohen disa prej momenteve që do të hasim gjatë filmit që pritet të publikohet më 14 shkurt të 2018-s.
Tashmë, çifti Christian dhe Anastasia i kanë thyer barrierat dhe po bëhen gati për t’iu drejtuar altarit së bashku. E teksa po shijojnë muajin e mjaltit, dikush ka plane të tjera për Dakotën…
Në fund të trailerit dikush shfaqet në një dhomë me Anastasian e përpiqet ta vrasë.
Por çfarë do të ndodhë me çiftin e famshëm? Këtë e mësojmë ditën e Shën Valentinit! /Blitz.al/
Komento