Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si do të ndikojnë “Golden Globes” në “Oscars”?

Si do të ndikojnë “Golden Globes” në “Oscars”?
January 10
11:14 2017

Ndarjet e çmimeve “Golden Globes” dhe ato “Oscars” mund të duken sikur janë pothuajse e njëjta gjë, domethënë ceremoni që nderojnë aktorët, producentët, regjisorët dhe filmat, por në fund të fundit të dyja kanë ndikim te njëra-tjetra sa u përket nominimeve.

Së pari, vetëm 4 filma nga 10 vitet e kaluara  kanë marrë në shtëpi dy apo tre çmime të rëndësishme në “Golden Globes” dhe kanë fituar “Best Pictures” tek “Oscars”. Ata janë: “Slumdog Millionare”, “The Artist”, “Argo” dhe “12 Years a Slave”. Dhe vetëm një nga të katërt ka marrë “Globe” për “Best Comedy/Musical”: “The Artist”.

Ka pasur edhe filma të cilët kanë fituar shumë çmime në “Globes” dhe kanë dalë nga teatri i Los Angeles pa asnjë trofe.

Kjo pasi 90 anëtarët e “Hollywood Foreign Press Association” – votuesit në “Golden Globes” – dhe 6,000 votuesit e Academy [“Oscars”] kanë opinione dhe mendime të ndryshme, ç’ka sjell edhe diferencim mes listave të fituesve të njërës ceremoni dhe tjetrës.

Nëse “Golden Globes” vlerëson jashtëqendërsinë, pra se si duket filmi në tërësi i parë nga jashtë, “Oscars” vlerëson detajet, pra shkon më shumë drejt cilësisë dhe jo drejt komercialitetit.

Lajm i mirë është për “La La Land”, i cili i ka “këmbët në të dyja “botët”: edhe në komercializëm, edhe në cilësi artistike.

Për sa u përket aktorëve, gjërat ndryshojnë. Hera e fundit kur “Globes” nuk i dha një statujë “Best Actor”-it të “Oscar” ishte në 2009-n, kur Sean Penn fitoi me rolin e Harley Milk. Ndërkohë, “Best Actress” nuk kanë qenë të ndryshme që në 2002-shin, kur Halle Berry humbi në “Globes”, por fitoi tek “Oscars” për të njëjtin rol.

Gjithsesi, për këto dhe shumë të tjera na duhet të presim muajin e ardhshëm, kur do të mbahen edhe “Oscars” për të bërë dallimin mes dy ceremonive. /Blitz.al/

Shperndaje