Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet “The Exorcism”

Rikthehet “The Exorcism”
August 02
20:04 2016

 

Filmi hit, që u shfaq në ekran në vitin 1973, “The Exorcist”, ka mbaruar ripërpunimin dhe tashmë po bëhet gati për t’u shfaqur përsëri në Fox TV.

“Entertainment Weekly” ka shpërndarë në Twitter një poster të filmit të ripërpunuar, nga mund të kuptojmë se versioni origjinal nuk është asgjë para versionit të këtij viti.

“The Exorcist” është bazuar në novelën me të njëjtin titull nga William Peter Blatty dhe tregon historinë e pushtimit nga djalli të 12-vjeçares Regan MacNeil, si dhe mundimet e priftit për të kryer ekzorcizmin te 12-vjeçarja.

Filmit iu vesh petku i një filmi klasik jo sepse ishte i frikshëm, por sepse u fut thellë në kulturën e viteve ’70 dhe e trajtoi atë në mënyrën më origjinale të mundshme.

Më 23 shtator do të shohim në kinema versionin e ri të këtij filmi dhe kemi përshtypjen se do të jetë goxha i frikshëm, madje më shumë se i pari.

Komento
Shperndaje