Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Harry Potter! Ja ç’duhet të dini

June 02
20:40 2016

 

Drako Malfoi

Drako Malfoi
Picture 1 of 3

 

Kujt do t’ia merrte mendja që Harry Potter do të rikthehej përsëri me produksione filmike e jo me një, por me dy!
Filmi është i konceptuar në dy pjesë dhe titullohet “Harry Potter and the cursed child”, bazuar në vëllimin e 8-të të “Harry Potter” të Joanne K. Rowling.

Në këtë episod, Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, bashkëshort dhe baba i 3 fëmijëve. Paçka se ai do ta lërë pas të shkuarën, ajo refuzon të qëndrojë në vendin që i takon. Djali i tij më i vogël, Albusi, duhet të vuajë rëndësinë e familjes së tij, të cilën ai kurrë nuk e ka dëshiruar.
Pas pak kohësh, atë e bir mësojnë një të vërtetë: ndonjëherë errësira vjen edhe nga vende që nuk e pret.

“Harry Potter and the cursed child” do të dalë më 31 korrik 2016 dhe ditën e sotme, kompania filmike ka publikuar fotot e para të kastit të produksionit filmik. Fotot gjenden në galerinë më sipër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje