Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Regjisori hollivudian: “Thor: Ragnarok” do të jetë filmi më i mirë aventurë i “Marvel”

Regjisori hollivudian: “Thor: Ragnarok” do të jetë filmi më i mirë aventurë i “Marvel”
October 17
15:47 2016

Na duhet të pranojmë se “Thor” është një nga krijimet më të mira dhe më të arrira të kompanisë “Marvel” e pas 2 serive të mëparshme filmi do të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Kështu ka thënë regjisori i filmit, Taiki Waititi.

“Besoj se “Ragnarok” do të jetë një nga filmat më të mirë aventurë të “Marvel”, madje të të gjithë Hollywood-it”, – ka thënë Waititi. “Është një çmenduri e vërtetë”.

Deri tani, “Guardians of the Galaxy” mbante titullin e filmit më të mirë “atje jashtë [Hollywood]”. Mesa duket, perëndia vikinge do t’ua marrë shumë shpejt vendin e gardianëve të galaksisë.

“Thor: Ragnarok” pritet të dalë në kinematë ndërkombëtare më 3 nëntor 2017. /Blitz.al/

Shperndaje