Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni gati për të parë filmin që zgjat 720 orë?

April 19
19:43 2016

Shpesh herë, teksa tërhiqemi nga një film, urojmë që të mos mbarojë kurrë. Këtë dëshirë na e ka bërë realitet Anders Weberg, i cili ka publikuar trailer-in e filmit “Ambiance”, që zgjat plot 7 orë e 20 minuta. Vetëm trailer-i kaq! Kurse vetë filmi zgjat 720 orë ose 1 muaj.
Sigurisht, ju duhet të prisni edhe pak për daljen e këtij filmi, sepse Weberg ka vendosur ta nxjerrë filmin në 2020-n. Sipas tij, për të montuar një sekuencë të shkurtër të filmit duhen plot 7-8 orë dhe xhirimet në total zgjasin 400 orë.

“Filmi është abstrakt dhe pa skenar”,- ka thënë regjisori i projektit në web-in e tij.

Ai ka shtuar: “Qëllimi im ka qenë të mblidhja momente drite me kamera dhe filmimet t’i hidhja në kompjuter e më pas t’i rregullloja deri në produktin final. Filmi paraqet dy njerëz, të cilët bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me dritën. Ky projekt është shumë i ndryshëm nga ata me të cilët kam punuar më parë”.

Nëse ky film hyn në shijet tuaja dhe s’mund të prisni deri në 2020-n, kemi një lajm të mirë: Në vitin 2018, Weberg do të publikojë një tjetër trailer me kohëzgjatje 7 orë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje