Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harry Potter rikthehet në kinema, tashmë ndryshe nga herët e tjera

Harry Potter rikthehet në kinema, tashmë ndryshe nga herët e tjera
October 05
13:51 2016

Për të gjithë fansat dhe admiruesit e “Harry Potter”, tani kemi një lajm shumë të mirë.

Sipas Variety, Warner Bros. dhe Imax janë bërë bashkë për të sjellë, si kurrë më parë, të 8-ta seritë e “Harry Potter” në kinematë ndërkombëtare. Kjo bëhet për të festuar filmin e ardhshëm të këtij seriali, “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, i cili do të publikohet më 18 nëntor të këtij viti.

“Harry Potter është një filmat më të dashur për publikun dhe për Imax është jashtëzakonisht i rëndësishëm një event i tillë”, – shprehet Greg Foster, drejtues i Imax.

Këtë herë do të mund të shihni në kinema edhe dy filmat që nuk janë transmetuar kurrë më parë në ekranet gjigantë, “Harry Potter dhe guri filozofik” e “Harry Potter dhe dhoma e sekreteve”.

Nëse jeni fansa të çmendur pas magjistarit të famshëm, ky është shansi juaj! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje