Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filmi i famshëm horror, “The Ring” gati për t’u rikthyer në kinema

Filmi i famshëm horror, “The Ring” gati për t’u rikthyer në kinema
August 24
18:17 2016

2016-a mesa duket do të jetë viti i filmave horror, pasi “Paramount Pictures” ka publikuar së fundmi edhe trailer-in e filmit më të ri horror, “Rings”.

E mbani mend Samara-n? Vajzën e vogël me flokë të zeza e të gjata që del nga televizori për të vrarë persona të ndryshëm? Tashmë ajo do të rikthehet në kinematë ndërkombëtare me projektin e tretë e të fundit, i cili pritet të jetë më i suksesshëm se dy filmat e mëparshëm, “The Ring 1” dhe “The Ring 2”.

“Rings” flet për historinë e një vajze, e cila vetsakrifikohet për të shpëtuar të dashurin e saj që ka parë videon e Samarës. Ajo arrin të zbulojë edhe një të vërtetë shokuese: pas momentit që i dashuri i saj ka parë videon, e gjithë jeta e tyre është kthyer në një film brenda një filmi. Pra, një gjë e frikshme. Por për më shumë, na duhet të presim filmin e plotë.

Nëse e shihni trailer-in, ju sigurojmë që do të keni frikë të bëni dush për një javë ose të shihni një video bashkangjitur një e-mail-i pa emër.

Johnny Galecki, Vincent D’Onofrio dhe Julie Taylor janë disa nga aktorët që luajën në “The Ring”, i icli shfaqet në kinema në datën 28 Tetor të këtij viti. /Blitz.al/

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje