Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filmat që do t’ju “gozhdojnë” para ekranit këtë vit

March 21
23:21 2016

2016-a ka rezervuar një sërë filmash që do të tërheqin një numër të madh shikuesish të çdo moshe.

Për një copëz nga “torta e madhe” e kinematografisë për këtë vit po ju shfaqim trailer-at e filmave më të shumëpritur për këtë vit

 

X-Men: Apocalypse

Nëse nuk e gjeni veten brenda grupit të fansave të X-Men, traileri i fundit i Apocalypse do t’ju tërheqë në botën e efekteve të egra vizuale. Ngjyra, larmishmëri efektesh, energji dhe sigurisht, epizëm. Apocalypse do të jetë në kinematë botërore më 27 maj.

 

 

Unbreakable Kimmy Schmidt (sezoni 2)

Seriali i Ellie Kemper po bëhet gati të rikthehet për një sezon të dytë këtë 15 prill. Netflix ka publikuar trailer-in e asaj çfarë sezoni i dytë do të shfaqë për të gjithë shikuesit. Seriali do të karakterizohet nga situata që marrin zgjidhje shpejt dhe personazhet transmetojnë goxha energji.

 

 

 

The Legend of Tarzan

Tarzani po rikthehet me një film që do të pushtojë kinematë botërore më 1 korrik të këtij viti, shumë ndryshe nga ç’kemi lexuar apo parë në filma vizatimorë. Dyluftimet, efektet magjike, pamjet nga skutat më të thella të xhunglës dhe romanticiteti do t’ju transportojnë në një aventurë që nuk do ta harroni lehtë.

 

 

 

Queen of the dessert

Werner Herzog ka bërë bashkë Nicole Kidman dhe James Franco në një shkretëtirë. Kjo është ajo që duhet të dini për të kuptuar pse ky film do të jetë me të vërtetë fantastik. Kidman luan rolin e një eksplorueseje britanike, Gertrude Bell, e cila udhëton nga Lindja e Mesme në 1900-n, duke ndeshur personazhe si Lawrence i Arabisë, që luhet nga Robert Pattinson. Data e shfaqjes ende nuk dihet.

 

 

 

Neon Bull

Ndryshe nga çdo film i kësaj liste, “Neon Bull” trajton një çështje tepër të goditur për shoqërinë tonë, sidomos për vendet e prapambetura intelektualisht dhe ekonomikisht. Është film i zhanrit dramë, i cili flet për luftën kundër talljes. Një burrë që do të largohet nga vendi i punës për t’i shpëtuar punës dhe talljeve. Filmi ka marrë vlerësime nga kritikët, por data është akoma pikëpyetje.

 

Komento