Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E premtja e 13-të që do të mbërthejë njerëzit në kinema më 13 janar

March 29
15:23 2016

Për të gjithë fansat e horrorit, producentët Brad Fuller dhe Andrew Form kanë një lajm fantastik: Filmi hit i viteve ’80 po bëhet gati të rikthehet me një produksion të ri.
Ky lajm është bërë i ditur nga producentët e “Friday the 13th” të 2009-s, në një intervistë për toofab.com. Ata kanë bërë të ditur edhe disa detaje mbi filmin, ku kanë deklaruar se filmi do të bazohet në origjinën e filmit “mëmë”, pra në vitet ’80, por do të jetë një histori e re.

Djaloshi i mbytur, tashmë i rritur, do të rinisë “avazin” e vrasjeve me plot mjete të reja, nga sharrat e deri te çekiçët. Projekti është shtyrë disa herë që nga viti 2009 për arsye të ndryshme, por tani filmi do të jetë në kinema më 13 janar të 2017.  Për të mos u humbur!

E premtja e 13-të që do të mbërthejë kinematë në 13 Janar

 

Komento