Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dinit që Borëbardha ka një motër? Ja kush është ajo

E dinit që Borëbardha ka një motër? Ja kush është ajo
April 01
17:33 2016

Nëse keni qenë dhe jeni akoma të apasionuar e nostalgjikë për Borëbardhën, tani është koha ta lini mënjanë e t’i kushtoni vëmendje motrës së saj, Rose Red (Trëndafili i kuq).

Ky lajm është bërë i ditur nga burime pranë “Disney”-t, që po punon për ta bërë Trëndafilin pjesë të përrallës së famshme.

Në filmin e ri, Trëndafili bashkë me shtatë xhuxhët do të ndërmarrë aventura të rrezikshme bashkë  për të shpëtuar motrën e saj, Borëbardhën, e helmuar nga mbretëresha e ligë.

Trëndafili dhe Borëbardha nuk janë të vetmet prodhime me të cilat po merret “Disney”. Nxitur nga “Frozen”, edhe filma të tjerë të animuar, si “Hirushja”, “Maleficient”, “Libri i xhunglës” dhe “E bukura dhe bisha” pritet të perfeksionohen në zë dhe figurë.

Etiketimet
Shperndaje