Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E bukura dhe bisha” ndalohet në shtetin amerikan. Arsyeja do t’ju habisë!

“E bukura dhe bisha” ndalohet në shtetin amerikan. Arsyeja do t’ju habisë!
March 04
14:46 2017

E mbani mend përrallën “E bukura dhe bisha”?

Tashmë filmin vizatimor që jemi mësuar ta shohim në stacionet televizive për fëmijë kemi mundësinë ta shohim në kinema. Studiot e Hollywood-it kanë arritur ta kthejnë përrallën nga film vizatimor në një film të vërtetë, ku aktore kryesore është Emma Watson.

Qytetarët amerikanë të Alabamës nuk do të kenë mundësi ta shohin filmin në kinema sepse drejtuesit artistikë kanë vendosur të ndalojnë çdo shfaqje të filmit. Dhe kjo për shkak të personazhit homoseksual në film.

Çifti Laney, që ka nën zotërim kinemanë, është shprehur se besimi i tyre fetar dhe parimet morale e bëjnë të pamundur transmetimin e filmit.

Producentët e “The Beauty and The Beast” nuk kanë dhënë akoma një shpjegim për këtë ngjarje. /Blitz.al/

Shperndaje