Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Deadpool” thyen rekord

“Deadpool” thyen rekord
March 19
17:01 2016

Filmi me një superhero karizmatik dhe ironik.

new-deadpool-trailer-hints-at-huge-x-men-apocalypse-plot-point-did-the-deadpool-movie-spo-806028

Nuk e keni parë ende filmin “Deadpool”? Ky film super komik me përbërësin më pikant – ironinë – është bërë një nga premierat më të vlerësuara të të gjithë kohërave si dhe një nga filmat më të suksesshëm në zharnin “superheronj”. Çfarë rekordesh të tjera mund të thyente?

Sipas një raporti nga ComicBook.com, Deadpool është zyrtarisht filmi më fitimprurës në arkën e Amerikës së Veriut. Vlen për të theksuar që filmi ka pasur një buxhet të vogël për realizim. Ylli i filmit, Ryan Reynolds, meriton të gjitha vlerësimet për perfomancën mbresëlënëse.

Sipas “The Gardian”, Deadpool është neurotik dhe i nevojshëm, si dhe shumë i këndshëm. Një kënaqësi e pafajshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje