Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 filma që shpjegojnë pse Britania votoi për daljen nga BE

June 26
16:09 2016

Vetëm dy ditë nga publikimi i rezultatit të referendumit që vendosi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, vendim që ka shkaktuar hutim dhe debate, iu rendisim pesë filma që ndoshta mund t’iu ndihmojnë të kuptoni pse Britania votoi për daljen e saj nga BE-ja.

“The Full Monty”, filmi i vitit 1997 pra gati i njëzet viteve më parë, tregon për sfidat që duhet të përballen disa njerëz në Anglinë veriore, ku në vend të punës së paguar mirë nëpër sindikata, hidhen në të panjohurën, në një botë pas-industriale. Ndoshta dalja nga BE-ja është një përpjekje e britanikëve për të fituar “ndjenjat e vjetra”, komunitetin e dikurshëm!

“The Italian Job”, një film që në vetvete flet për marrëdhënien e çuditshme që Britania e Madhe ka pasur me vendet e tjera. Një marrëdhënie e çuditshme me Europën, herë herë duke e pëlqyer apo admiruar atë. Filmi i vitit 1969 flet për hajdutin britanik Michael Caine që grabit ar në Itali.

“Notting Hill” një film ku flitet për referendumin, pasojat e të cilit prekin Elitën e Londrës, klasën e mesme dhe bizneset e tyre. Një përballje mes Elitës dhe klasës punëtore.

“Dheepan” film fitues i çmimit “Palme d’Or”. Në qendër është çështja e emigracionit. Në film flitet për njerëzit që luftojnë tu shpëtojnë zonave të luftës në Francë, në përpjekje për të patur një jetë më të mirë në Britani. Një pasqyrim i të vërtetës që vazhdon ende sot.

“Passport to Pimlico”, është një komedi e 1949 që sjell ngjarjet që ndjekin një marrëveshje të lashtë të pashfuqizuar, si qeveria britanike nuk ka juridiksion dhe ligjet kanë humbur vlefshmërinë e tyre. Një sërë aventurash dhe më në fund gjithçka në rregull. Por s’mund të themi se kjo çka po ndodh realisht në Britani ofron mundësi argëtimi.

Disa njerëz mund të thonë se kjo histori mund të përfundojë me fund të lumtur, disa të tjerë mund të thonë të kundërtën. Vetëm koha do ta tregojë.

Etiketimet
Shperndaje