Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Unë jam fëmijë i vetëm. Ju lutem mos ja bëni këtë fëmijës tuaj

Unë jam fëmijë i vetëm. Ju lutem mos ja bëni këtë fëmijës tuaj
April 02
12:58 2017

Nëna ime është një nga 8 fëmijët e familjes së saj dhe ajo më thotë ndonjëherë se unë duhet ti jem mirënjohës që jam fëmijë i vetëm. Ajo e thotë këtë për shkak të dramave familjare që ka kaluar, por mua kjo gjë më bën të qaj.

Unë kam supozimet e mia dhe pse kurrë nuk kam patur një vëlla. Nuk e kam diskutuar asnjëherë më nënën time sepse kjo nuk ishte një zgjidhje për të pasi ajo ka patur shumë arsye të tjera që nuk më bëri një vëlla. Arsye emocionale, mjekësorë, financiare dhe një numër i madh arsyesh që bëjnë të pamundur lindjen e një fëmije të dytë. Por në qoftë se ju mundeni, unë besoj se ta bëni fëmijën tuaj me një motër ose vëlla është një nër gjërat më të bukura.

Të jesh fëmijë i vetëm nuk është aq mir. Librat e mi nuk ishin të shqyer dhe as lodrat nuk ishin prishur nga një foshnjë. Babai im ndërroi jetë para disa kohësh dhe unë kam trashëguar një pasuri të konsiderueshme, por nuk kam me kë ta ndaj atë.

Të gjithë pasurinë do ta kisha ndërruar sa hap e mbyll sytë – akoma edhe sot e kësaj dite do e kisha ndërruar vetëm që të mund të isha rritur me një motër ose vëlla.

Sepse nuk kisha me kë të vrapoja nëpër plazhet e Francës Jugore derisa gjeta një vajzë të vogël të cilës duhej ti përgjërohesha : “A do të luash me mua?”

Sepse luaja Monopoly për dy veta jo thjesht për veten time.

Sepse nuk kisha me kë të ndaja pritshmërinë e zhgënjimeve të dikujt si përshembull kur mamaja më thoshte: “Epo, nuk e di se kush mendon se është ajo Claire dhe se çfarë po bën më atë shkrimin e saj, por David. David është një doktor. Stephanie është ngritur në detyrë si shefja e departamentit të saj”.

 As për të ndarë barrën e një shqetësimi teksa shikoja mamanë time teksa plakej dhe mendoja për thjeshtrin tim matanë oqeaneve.

Për të mësuar që të mos i merrja ngacmimet aq personale, të shkëmbeja falje dhe ta pranoja konfliktin si një pjesë të pandashme të jetës dhe të mësoja strategji se si të përballesha me të. Thuajini më fal njëri tjetrit, prindërit e shoqës sime thanë teksa ne u zumë një verë. Thuaji Zotit më fal. Tani thuaj të dua. Tani përqafohuni. Vetëm më vonë e kam kuptuar se sa herë shoqja ime duhej ti kishte dëgjuar këto fjalë në lidhj me të dhe motrën e saj. Ndërsa për mua ishte një moment unik i fëmijërisë sime.

Shkruaja faqe mbas faqeje në ditarin tim pasi u shpërngulëm nga Belgjika në Angli. Imagjinoja veten duke i pëshpëritur motrës sime: “Seriozisht e kanë këta njerëz? Këtë do ia thoja pas ditës së parë të një shkolle të re. A i beson se mendojnë që Belgjika është pjesë e Gjermanisë?

Është e lehtë, sigurisht, që të idealizosh nje motër ose vëlla inegzistent. Mund të kisha pasur dhe një vëlla i cili më rrihte ose një motër e cila me injoronte totalisht. Një motër ose vëlla të cilët shkëlqenin më shumë se unë ose kishin nevojë për prindërit e mi më shumë se unë. Por edhe në qoftë se do ishte kështu, edhe në qoftë se do isha po kaq i vetmuar me një motër ose vëlla ose kisha probleme emocionale me të cilat duhet të ballafaqohesha si fëmijë në sajë të motrës ose vëllait tim përsëri mendoj se të rritesh me një motër ose vëlla iu mëson fëmijëve gjëra të cilat unë kurrë nuk i mësova.

Nuk mund të lexoj përveç se në një qetësi totale. Nuk mund të ndaj gjëra me të tjerë – veçanërisht libra – pa u dridhur i gjithi. Dhe përsa iu përket njerëzve? Harroje përsa iu përket të mësoja të ndaja njerëz me të tjerë. Akoma më dhemb shpirti për nje shok/shoqe të ngushtë, për njerëz që më përkasin ekskluzivisht vetëm mua. Zemra më dridhet akoma kur shikoj që dikujt i afërt për mua i intereson dikush tjetër, sepse nuk mësova në fëmijëri se një njeri mund të dojë dikë tjetër përveç se mua, pa iu cënuar atyre dashuria që kanë për mua.

Mamaja ime besonte që gjërat duhet ti bënte vete. Larjet, hekurosjet, gatimet, pjekjet. Besonte se mua duhet të më linte hapësirën time që unë të praktikoja flautin dhe të bëja mësimet. Në planin afatgjatë kjo gjë nuk më ka shërbyer edhe aq për mirë. Aftësitë e mia praktike janë pothuajse inegzistente. A do ishte njësoj nqs ajo do të kishte më shumë se një fëmijë?

Këte nuk do ta mësoj kurre. Siç nuk do të mësoj kurrë se çfarë ndodhi me vajzat që kam takuar në jug të Francës, me të cilat ndërtoja kështjella rëre dhe notoja nëpër det dhe shkëmbeja letra në stinën e verës. Vajza të cilat i konsideroja si motra, por që gradualisht u zbehën nga jeta ime, siç zbehen njerëzit me të cilët ne nuk ndajme të njëjtin gjak./Blitz.al/

Burim: The Week

 

Shperndaje