Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ty që ma ngjyros edhe errësirën!

Ty që ma ngjyros edhe errësirën!
May 05
15:44 2017

Nga Desantila Vatnikaj

Ka momente nga ato vetmitaret e shumëdëshiruara kur i bëj vetes shoqëri që të gjej pranë ty. Në ato mendime krejt intime e të vogla të pushimit, si një i paftuar lumturi-plot vjen dhe më lëshon ca pikëza prej ndjesisë tënde.

Kam emigruar ëmbël në mendjen tënde, s’e di si rri aq qetë aty, diccka më thotë se kjo është ajo përgjigjja e gjithë turra-vrapit tim për të prekur edhe shpirtin tënd. Pa dashje e kam kapur veten dy- tri herë duke përfshirë fjalën “ne”, aty jam stepur, i kam rrotulluar sytë e s’e mbaj mend se si nuk të kam hequr më prej mendjes. Deri diku isha liruar prej prangave të egoizmit, paskam jetuar mendjembyllur e me kast të paskam mbajtur jashtë. Diccka kam ditur edhe unë. E kam ditur se kur të jem në tehun e trishtimit do të vish ti e me shkujdesje do të më tërheqësh me vrull drejt përqafimit tënd, por nuk e kam ditur që ky do të ishte vendi im i lumtur.

Jam përhumbur në atë fragment sekonde kur të gjeja drejt e në planet e mia për të ardhmen dhe për ccudi nuk ndieja aspak frikë, as varësi ndaj kësaj gjendjeje, përpiqesha t’i shquaja vetes se ccfarë më bën kaq beton në situata të koklavitura, ku e gjen mendja rrugën në ato lloj humnerash të thepisura, që deri dje vrisnin realitetin.

– Të lutem, më sill dy kafe!
– Të dyja për ju?
– Po, po, të dyja.

Të parën e pi për veten dhe shkon drejt e në vendet më të errëta, thonë se mendimet janë të lira, por forca me të cilën i përdor kushton shumë.

Njëjtë si me fjalën, fjala është e lirë, por faturon shumë, shumë, kur e nxjerr prej gojës.

Të dytën kafe e pi për ty.

Bota dikur trembej të shkruante për ndjesi të forta, fshehurazi dy zëra të mbytur rrënxë një cepi shuanin një puthje, në fund të fundit, përbënte art.

Sytë kanë gjithmonë një arsye për të parë, ndonëse herë veshur në lot e herë të ndritshëm prej gëzimi, janë aty, me hapje e mbyllje pa pushim, si pulsim zemre, shohin edhe më thellë se dukja…

Njeriu është e vetmja qenie që i fshihet e i trembet vetes, beteja më e rëndë është mes asaj që di dhe ndjen, ndonëse e di që kjo botë vuan nga ulërima e të marrëve, zgjodha ty që ma ngjyros edhe errësirën!/Blitz.al/

Shperndaje