Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të vërtetat e Elianit (nga Marin Mema)

Të vërtetat e Elianit (nga Marin Mema)
October 08
12:34 2018

Shpesh veprat që na vijnë nga antikiteti sjellin detaje interesante mbi mënyrën e jetesës si dhe lidhjen e ngushtë të njeriut me dukuritë natyrore. Të treguara sot ato mund të ngjajnë si legjenda, e megjithatë autorët e ndryshëm i kanë lënë pas si pjesë të realitetit që kanë njohur.

E tillë është edhe vepra e Klaud Elianit, një autor i lashtësisë i lindur në Prenestë të Latit diku rreth vitit 170 të erës sonë. Prej tij është trashëguar një përmbledhje dëshmish mbi ritet dhe zakonet e ilirëve, të dhëna mbi faunën etj. Më konkretisht nga veprimtaria e tij ka mbetur edhe vepra më e madhe “Mbi natyrën e kafshëve”, qëllimi i së cilës është të japë idenë se edhe kafshët duan, urrejnë, tmerrohen dhe gëzohen si njeriu.

Eliani bën disa lidhje interesante mes kafshëve dhe humanëve, jep disa karakteristika të tyre, aq sa mund të ngjajnë si trillime të imagjinatës. Për shembull, Klaud Eliani e lidh fitoren e madhe të romakëve kundër Pirros së Epirit me strategjinë që ata vunë në përdorim duke zmbrapsur elefantët, përmes deshëve me brirë e zërit të derrave. Kujt mund t’i shkonte në mend diçka e tillë?

Më tej, ai quan më të guximshmin qenin molos ndërsa e cilëson lopën epirote se jep sasi të mëdha qumështi. Sipas aurorit të lashtësisë, kur Pirron e Epirit e quanin shqiponjë, ai gëzohej pa masë. Dhe po ashtu prej dëshmive të Klaud Elianit mësojmë se mbretërit Agron dhe Gent ishin pijedashësh, madje ai i cilëson si të papërmbajtur në pije.

Apollonianët, në të kundërt të  banorëve të Epidamnit ( Dyrrahut) nuk ishin miqësorë me të huajt dhe i dëbonin ata.

Këto dhe të tjera janë disa të vërteta të Elianit, që hedhin dritë mbi botën e pasur e të thellë në lashtësi, ku jetohej njësoj si sot, ndoshta edhe në mënyrë më interesante…

 

Komento
Shperndaje